Pjesa jugore e Iranit është goditur nga një tërmet me fuqi shkatërruese prej 6,5 shkallë të Rihterit, ka bërë të ditur qendra sizmologjike në Evropë.
Epiqendra e tërmetit ishte 47 kilometra në jugperëndim nga qyteti Bandar e-Abbas, në një thellësi prej rreth 10 kilometra, transmeton Telegrafi.
Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar, mirëpo lëkundjet janë ndjerë edhe në shtetet fqinje.
Autoritetet lokale u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mos kaplohen nga paniku dhe të shmangin zonat ku ka objekte më të larta – nga frika se mund të vjen deri te shembja e ndonjërës prej tyre. /Telegrafi/
Map of felt reports received so far following the #earthquake M6.3 in Southern Iran 41 min ago pic.twitter.com/CsF7cpug2a
— EMSC (@LastQuake) November 14, 2021