Site icon Telegrafi

Një tërmet me fuqi shkatërruese prej 6 shkallë të Rihterit godet Indonezinë

Një tërmet me fuqi shkatërruese prej 6 shkallë të Rihterit, ka goditur sot Sulawasin në Indonezi, ka njoftuar qendra sizmologjike e Evropës (EMSC).

Dridhja ka ndodhur në një thellësi prej 145 kilometra, e deri më tani nuk raportohet për viktima apo dëme materiale, transmeton Telegrafi.

Tërmetet nuk janë një fenomen i rrallë në Indonezi, pasi që gjendet në atë ashtuquajturën “unazën e zjarrtë”.

Në tërmetin që ndodhi gjatë 21 nëntorit të vitit të kaluar në një zonë me popullsi të dendur – përkatësisht në provincën Java, patën humbur jetën 602 persona.

Tërmeti më i fuqishëm që ndonjëherë është regjistruar në Indonezi ishte ai i vitit 2004, ku humbën jetën 230 mijë persona.

Ai tërmet kishte një fuqi shkatërruese prej 9.1 shkallë të  Rihterit. /Telegrafi/

 

Exit mobile version