Telegrafi

Një tërmet me fuqi shkatërruese prej 5.8 magnitudë godet Kinën, nuk raportohet për viktima apo dëme materiale

Një tërmet me fuqi shkatërruese prej 5.8 magniutës ka goditur pjesën veriperëndimore të Kinës, përkatësisht rajonin Xinjiang, ka njoftuar qendra sizmologjike e Kinës (CENC), shkruan cnbc.

Tërmeti goditi në një thellësi prej 11 kilometrash, sipas CENC-it, kurse deri më tani nuk raportohet për dëme material apo shtëpi të rrënuara, transmeton Telegrafi.

Madje është thënë se rrjeti energjetike në atë rajon po vazhdon me furnizim ‘normal’ të rrymës, sikurse që nuk janë prekur as linjat hekurudhore që lidhin atë rajon me pjesë tjera.

Ndërkaq dy ditë më parë një tërmet shumë i fuqishëm prej 7.1 mangitudë goditi rajonin kufitar Kirgizi-Kinë, ku si pasojë humbën jetën të paktën tre persona.

Atje ishte raportuar edhe për shkatërrimin e disa shtëpive dhe objekteve afariste, si dhe për ndërprerje të energjisë elektrike. /Telegrafi/