Në tërmetin që goditi sot herë pjesën jugperëndimore të Kinës, përkatësisht provincën Sichuan, kanë humbur jetën dy persona dhe dhjetëra tjerë janë lënduar.
Tërmeti goditi rajonin Luksian, rreth 120 kilometra në jugperëndim të Chongching, që ka rreth 30 milionë banorë, transmeton Telegrafi.
Sipas institutit gjeofizik në SHBA, fuqia shkatërruese e tërmetit ishte 5.4 magnitudë, derisa qendra kineze për tërmete vlerëson se ishte 6.0.
Photo taken with a mobile phone on Sept. 16, 2021 shows debris from damaged buildings in Luxian County in southwest China's #Sichuan Province. Province has initiated a level-II emergency response after a 6.0-magnitude earthquake jolted Luxian County at 4:33 a.m. on Sept. 16. pic.twitter.com/kKbp1zBZpO
— Guangming Daily (@Guangming_Daily) September 16, 2021
“Nga tërmeti i fuqishëm kanë humbur jetën dy persona dhe 50 tjerë kanë pësuar lëndime trupore. Gjithashtu janë shkatërruar 22 shtëpi”, kanë bërë të ditur autoritetet lokale.
Shumë ndërtesa janë dëmtuar, e komunikimi është ndërprerë në disa pjesë të këtij rajoni. Televizioni publik kinez CGTN ka transmetuar pamjet e shtëpive të shkatërruese, pemët e shkulur. /Telegrafi/