Telegrafi

Një tërmet i fortë goditi Meksikën

Një tërmet me magnitudë 5.6 tronditi shtetin e Meksikës.

Epiqendra ishte 142 km në jugperëndim të Empaque Tarriba, në një thellësi prej 10 kilometrash, njoftoi Shërbimi Gjeologjik Amerikan.

Deri më tani, nuk ka raportime për viktima ose dëme të shkaktuara nga tërmeti.

Autoritetet nuk lëshuan një paralajmërim për cunami pas tërmetit. /Telegrafi/