Një tërmet me magnitudë 5.6 goditi rajonin Mindanao të Filipineve.
Kështu ka njoftuar Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC), duke dhënë më tutje edhe disa detaje.
Epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej 60 km, njoftoi EMSC, shkruan reuters.
EMSC fillimisht e kishte përcaktuar tërmetin me magnitudë 6.1 ballë të Rihterit.
Për momentin nuk ka informacione për viktima të mundshme apo dëme materiale.
Ndryshe, muaj më pare filipinezët u tronditën nga një tërmet masiv me magnitudë 7.3, ku kishin vdekur dy persona dhe dhjetëra janë plagosur. /Telegrafi/