Telegrafi

Filipinet u goditën nga një tërmet nënujor me magnitudë 7.2

Një tërmet i fuqishëm nënujor me magnitudë deri në 7.2 ballë ka goditur Filipinet.

Lëkundja, e cila zgjati disa sekonda, ndodhi rreth 26 kilometra larg Burias në majën jugore të arkipelagut, tha Shërbimi Gjeologjik i SHBA, transmeton Telegrafi.

Shkencëtarët thanë se nuk pritej cunami, por banorët u këshilluan të ishin në gatishmëri për pasgoditje dhe dëmtime.

Nuk pati raportime të menjëhershme për viktima.