Telegrafi

Një superyll uellsian kundër shumë yjeve të Belgjikës

Përfundimisht skuadra e Uellsit mund të marrë shumë kënaqësi që është përfaqësuesja e fundit britanike që ka mbetur në garë në “Euro 2016”.

Por, fitorja eventuale ndaj Belgjikës të premten do të ishte një rezultat që do të festohej gjatë dhe për të cilën festë askush nuk do të mund të ankohej, shkruan BBC.

Më herët, pati kritika për festën e çmendur të Uellsit pas fitores së Islandës ndaj Anglisë.

Skuadra e Marc Wilmotsit e mbushur me yje, renditet e dyta në botë dhe ka treguar shenja se po e gjen formën më të mirë në ndeshjet e fundit.

Pas humbjes dëshpëruese në ndeshjen e parë, Belgjika është rikuperuar në mënyrë impresive, duke fituar tri ndeshjet e radhës, duke shënuar tetë gola dhe duke mos e pranuar asnjë.

Hazard duket në formë të lartë, por Belgjika si ekip ka super lojtarë dhe nëse do të jetë në ditën më të mirë, do të jetë problem për Uellsin.