Një stuhi e fuqishme e shoqëruar nga shirat e rrëmbyeshëm dhe erërat e forta ka goditur mbrëmë Mekën në Arabinë Saudite, duke i zënë të papërgatitur banorët e këtij qyteti.
Qendra kombëtare e meteorologjisë (Ncm) ka aktivizuar alarmin e kuq, me të cilin paralajmëron se në këtë rajon dhe në disa tjera mund të ketë mot të ligë, transmeton Telegrafi.
Really strong winds in Mecca pic.twitter.com/BbNUew1tGv
— Ragıp Soylu (@ragipsoylu) August 22, 2023
Video të shumta amatore që po shpërndahen në rrjetet sociale, shfaqin besimtarët duke vrapuar për në zona më të sigurta, derisa personeli në Xhaminë e Madhe mezi arrinin të ndalin të mos fluturojnë shportat e mbeturinave nga erërat e fuqishme.
🧵 A #storm hits the Grand Mosque in #Mecca, accompanied by strong #Winds and #heavyrain last night. pic.twitter.com/QaLX9R84Rh
— ビットコインبيتكوين (@XRP_X_) August 23, 2023
Gjithashtu në video tjera që po qarkullojnë në internet, shfaqet një rrëzimi i një billboardi të madh si pasojë e erërave të fuqishme dhe veturat që ishin duke kaluar që i shpëtojnë për një “fije floku” më të keqes.
A passing storm brings heavy rain and strong winds to the Grand Mosque in Mecca, Saudi Arabia pic.twitter.com/Etz3JfUYJ9
— TRT World Now (@TRTWorldNow) August 23, 2023
Autoritet në Mekë kanë porositur që shkollat të mbesin të mbyllura deri në javën e ardhshme, pasi që shirat e rrëmbyeshëm kanë goditur rëndë disa pjesë të Arabisë Saudite.
Qendra kombëtare për meteorologji, ka njoftuar se “mot i ngjashëm pritet të mbretërojë edhe në ditët e ardhshme”. /Telegrafi/