Poezi nga: Rudyard Kipling
Përktheu: Maksim Rakipaj
S’isha për punë; s’ma mbante të vidhja:
Ndaj gënjeja që turmës t’ia hidhja.
Ç’thosha ishin gënjeshtra, kanë prova,
Më presin ata që në varr dërgova.
Ç’përrallë më duhet tani të rrëfej
Për ato mashtrime në botën përtej?