Një bebe në Munich. Një element shqiptar ka deportuar te Bayern Munichu pikërisht në premierën e sezonit të ri futbollistik 2016-2017.
Talenti shqiptar Meritan Shabani ka tërhequr vëmendjen e Karlo Ançelotit, i cili e ka perzgjedhur në akademinë e Bayern Munich.
Trajneri italian e ka parë djalin që ka lindur në 15 mars të vitit 1999 dhe i ka dhënë shansin nuk ka ngurruar t’i japë atij hapësira që në ndeshjen e parë të sezonit. Meritan Shabani është një mesfushor me tipare sulmuese i cili prej disa vitesh është pjesë e akademisë së bavarezëve.
Edhe më parë tekniku spanjoll Pep Guaridiola e ka grumbulluar në stërvitje me ekipin e parë gjatë vitit të kaluar futbollistin e talentuar.Por momenti i madh për Shabanin ka ardhur në miqësoren e parë të Bajern Mynih kundër Lipshtad.
Ai u aktivizua në minutën e 62-të të sfidës, duke zënë vendin e Xabi Alonsos në mesfushën e kampionëve të Gjermanisë, në ndeshjen që përfundoi me shifrat 4-3 për Bajernin.
Te Bayerni më parë është aktivizuar edhe Xherdan Shaqiri, i cili ka fituar edhe Champion League me bavarezët.