Telegrafi

Një shqiptar që përfaqëson Kosovën dhe një Zvicrën në formacionin javor zviceran

Në kampionatin zviceran ka më së shumti lojtar shqiptar dhe kjo padyshim që bënë që ndonjëri prej tyre të jetë në formacionin startues.

Edhe këtë gjiro në mesin e 11-shes më të mirë të ligës elitare të Zvicrës gjenden dy futbollistë shqiptarë.

Idriz Voca po vazhdon të shkëlqejë me skuadrën e Luzernit dhe kjo ka bërë që të jetë në ekipin e javës. Ai ishte ndër meritorët në fitoren kundër Zurichut, e cila gjë ka bërë që skuadra të ngritët në pozitën e tretë.

Përveç mesfushorit të përfaqësueses së Kosovës, në këtë formacion ka zënë vend edhe Pajtim Kasami, i cili shkëlqeu me klubin e Sionit.

Ndryshe, Voca është ftuar nga trajneri Bernard Challandes për dy ndeshjet e radhës të Kosovës. /Telegrafi/