Mundësi i njohur shqiptar, Gzim Selmani, ka debutuar në divizionin NXT, në kuadër të Kampionatit të mundjes së botës të quajtur WWE.
Selmani bashkë me një garues tjetër debutuan në mbrëmjen e së mërkurës të NXT, që ndryshe njihet edhe si divizion promovues i mundësve të WWE.
Në një video të publikuar nga vetë WWE, shihet Selmani dhe partneri i tij që ndërprenë një meç, transmeton koha.net.
“Dy monsterët” siç i quan WWE në raportim, ‘eliminojnë’ dy garuesit që ishin brenda ringut.