Telegrafi

Një shpërthim i fuqishëm në afërsi të Beogradit, ende nuk dihet se për çfarë bëhet fjalë

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar në afërsi të Beogradit të Serbisë.

Sipas disa mediave serbe, përcjell Telegrafi, qytetarët që jetojnë në Vinça kanë raportuar se kanë dëgjuar një shpërthim të fortë.

Kjo është thënë nga disa përdorues të rrjeteve sociale, sipas të cilëve një shpërthim i fortë është dëgjuar nga drejtimi i Vinça-s.

Disa raportojnë se u dridheshin xhamat.

“Në Vinça është ndjerë një shpërthim i fortë. Dritaret u drodhën”, ka shkruar një nga ndjekësit e faqes në Instagram.

Ndërkohë nga Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë kanë thënë për portalin N1 se aktualisht janë duke kontrolluar se çfarë po ndodh në terren. /Telegrafi/