Portierit gjerman Maneu Neuer i humbi portofolin në një taksi disa javë më parë dhe një taksisti i ndershëm e gjeti portofolin dhe ia ktheu, por në fund ai e akuzoi atë se ishte dorështrënguar dhe nuk i dha shpërblimin që priste.
Mësohet se situata e përmendur ka ndodhur pak javë më parë dhe se Neuer ka qenë pasagjer me taksistin me emrin Hazir.
Në fund të turnit të tij dhe teksa pastronte makinën, ai gjeti një portofol që i përkiste Neuerit.
“Ai kishte emrin dhe adresën e Neuerit”, ka thënë taksisti, duke treguar se në portofol kishte gjetur 800 euro cash, një kartë Visa Platinum dhe një Mastercard të zezë.
Bild shkruan më tej se taksisti u përpoq të gjente Neuerin dhe shkoi direkt në derën e tij dhe pasi nuk e gjeti atje, shkoi në qendrën stërvitore të Bayernit.
Ai vendosi t’ia dorëzonte portofolin menaxherit të tij dhe i la të dhënat e tij, duke besuar se do të merrte një dhuratë siç e meriton.
🔔 | A Taxi Driver Who Drove 75 Miles To Give Manuel Neuer His Lost Wallet Back Left 'Bitterly Disappointed' https://t.co/JoaV0JKlqV
— SportFever (@SPORTFVR) July 21, 2022
Dy javë pas kësaj, ai mori një fanellë të nënshkruar nga Neuer në postë, gjë që i shkaktoi atij zhgënjim të hidhur. Për përpjekjen e tij, thotë ai, ka udhëtuar të paktën 120 kilometra dhe kishte harxhuar 400 euro.
“Ky çmim është një shaka. Unë kam katër fëmijë, dhe nuk mund të bëj asgjë me fanellën”, ka thënë taksisti për Bild. /Telegrafi/