Site icon Telegrafi

Një shitëse e guximshme 67-vjeçare shpëtoi “pazarin e ditës”: Përzuri grabitësin duke e rrahur me holluese të petëve në Greqi

Një shitëse dhe pronare e një dyqani në qendër të Heraklionit iu kundërvu me guxim një krimineli të armatosur dhe i mbajti paratë në arkë.

Regjistrimi i pazakontë është regjistruar në një kamera sigurie dhe mediat greke kanë zbuluar detajet e para të dramës.

Dyqani ndodhet në rrugën Kalokarinos dhe është shënjestruar nga një grabitës i maskuar, i cili mbante në dorë një send të madh të mprehtë, si hanxhar.

Gruaja e paidentifikuar 67-vjeçare ka lëvizur në momentin e parë kur deklaroi se do t’ia dorëzojë paratë, por ajo ka marrë një holluese të petëve (okllagi).

Ajo e goditi disa herë në trup dhe filloi të bërtasë gjersa ia mbathi ‘me të katërta’. Para dyqanit e priste një motor, raporton Kathimerini.

Bashkëshorti i pronares tregon se ajo punon prej 20 vitesh në turnin e natës dhe se më parë e ka përdorur mjetin e fortë për t’u mbrojtur nga kriminelët.

“Mjeti i saj mbrojtës” është gjithmonë i varur pranë kasës dhe gati për t’u përdorur. /Telegrafi/

Exit mobile version