Udhëtimet me aeroplan kohëve të fundit po shënojnë rritje. Derisa ka një mori këshillash se çfarë nuk duhet të bëjmë në aeroport apo se çfarë duhet të shmangim kur udhëtojmë, po ashtu ka edhe gjëra që rekomandohen t’i kemi me vete.
I tillë është shalli.
Derisa gjatë udhëtimit preferohet që veshja juaj të ketë shumë shtresa, një zgjidhje universale është një shall i madh.
Shalli mund të zgjidh problemin e të ftohtit në aeroplan, e po ashtu me të mund të mbuloni edhe fytyrën tuaj. Gjithashtu, nuk do të duhet të vishni vetëm një bluzë me mëngë të shkurta në një vend të huaj të ftohtë.
Për të gjitha këto ju sugjerojmë që të keni pranë një shall. Por, ekziston një fakt: ju duhet ta vishni siç duhet.
Me këtë nënkuptojmë se shallin nuk duhet lidhur rreth e rrotull dhe as ta mbështjellim qafën me të pasi ekziston rreziku nga ndonjë dëmtim eventual.