Të paktën tre persona u vranë dhe 20 u plagosën në një seri shpërthimesh që kishin në shënjestër automjetet e talebanëve në provincën Nangarhar të Afganistanit.
Askush nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për sulmin e sotëm në Jalalabad.
Por organizata terroriste gjithnjë e më e dhunshme Shteti Islamik është i vendosur në Afganistanin lindor dhe është armiku i autoriteteve të reja talebane të vendit.
Nuk dihet nëse zyrtarët talebanë ishin mes të vdekurve dhe të plagosurve në këtë incident, dhe sot, sipas policisë, një bombë ngjitëse shpërtheu në kryeqytetin Kabul kur dy persona u plagosën, por nuk dihet se cili ishte objektivi specifik i sulmi i dytë.
Ndryshe, talebanët kanë marrë nën kontroll shtetin afgan më 15 gusht pas largimit të forcave perëndimore. /Telegrafi/
Se ha registrado otra explosión en el distrito número 13 de Kabul, una zona de mayoría étnica hazara https://t.co/TZjrn6QKPt
— ABC Internacional (@abc_mundo) September 18, 2021
🔴 SUIVI – #Afghanistan: L'explosion à l’ouest de la ville de #Kaboul serait due à une mine terrestre, une voiture a été touchée dans l'explosion. #Kabul #KabulAttack #KabulBlast pic.twitter.com/sduCdGmmRG
— FranceNews24 (@FranceNews24) September 18, 2021