Kirsty Huntley, 32 vjeç, kishte luftuar një seri simptomash që kur në vitin 2008, ajo u diagnostikua me sëmundjen Behçet, një sëmundje e pashërueshme që ndikon pothuajse në çdo organ në trup. Si rezultat i sëmundjes fytyra e saj ishte përkeqësuar, transmeton Telegrafi.
"Unë kam patur një lëkurë problematike gjatë gjithë jetës sime, por puçrrat në fytyrë më ishin përkeqësuar, kur u diagnostikova me Behçet", tha Huntley.
"I tërë trupi im ishte mbuluar me akne, fytyrë, krahë, kofshë dhe gjoks”, shtoi ajo.
Në 2013-n Huntley bëri një test për alergjinë dhe disa analiza, dhe ato provuan se trupi i saj nuk kishte reagim të mirë ndaj glutenit, grurit, majasë, vezëve dhe kafes. Ajo i ndërpreu këto ushqime menjëherë.
Gjatë tre muajve të ardhshëm, lëkura e saj u përmirësua në mënyrë dramatike dhe madje humbi 4 masa. /Telegrafi/