Zenit Petersburg ka fituar në udhëtim te Maccabi Tel Aviv me rezultat 4-3.
Ndeshja në mes të Maccabi Tel Aviv dhe Zenit Petersburg e vlefshme për Grupin D të Ligës së Evropës na solli një nga rikthimet më sensacionale.
Kjo pasi, rusët e Petersburg rikthyen disavantazhin prej tre golave ndaj izraelitëve të Tel Avivit.
Vendasit nga Izraeli krijuan epërsi prej tre golave deri në minutën e 70-të, por pas minutës së 76-të gjithçka morri kahe tjetër.
Skuadra e drejtuar nga Lucescu arriti të rikthej rezultatin për 15-të minuta, duke shënuar plot katër gola (76’, 84’, 86’ dhe 91’). /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=C5UAXUlyoK4