Site icon Telegrafi

Një punonjës i “Trepçës” kishte pranuar pagë mbi 7 mijë euro brenda muajit, rasti shkon në Krimet e Rënda Ekonomike

Një punonjës i ndërmarrjes publike “Trepça” në muajin shtator kishte pranuar pagë neto në dy pjesë në vlerë totale prej 7 mijë e 468 euro.

Sipas njoftimit të lëshuar nga “Trepça”, ky punonjës ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, shkruan Telegrafi.

“Andaj, në këtë rast konsiderojmë se është kryer vepra penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” i paraparë në nenin 414 të KODIT NR. 06/L-074 KODI PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se sot ky rast ka shkuar në “Krimet e Rënda Ekonomike”. /Telegrafi/

Exit mobile version