Futbollisti legjendar kilian, Arturo Vidal është rikthyer pas 17 vitesh në ekipin Colo-Colo të vendlindjes së tij dhe ky klub bëri që tifozët të mos harrojnë kurrë këtë ditë.
Vidal është prezantuar në mënyrë spaktakolare pas rikthimit te Colo-Colo, pasi fillimisht ka zbritur në fushën e stadiumit Monumental me helikopter, e më pas ka hipur në kalë.
Teksa Vidal ishte duke hipur mbi kalë në fushën e stadiumit sikurse mbret pasi pseudonimi i tij është ‘Rey’, tifozët festuan në mënyrë euforike nënshkrimin e tij.
¡EL REY VOLVIÓ A CASA! 👑 pic.twitter.com/v2Rbd31kx7
— Colo-Colo (@ColoColo) February 1, 2024
Rikthimi pas plotë 17 vitesh në Kili ka bërë që plotë 35 mijë tifozë ta presin idhullin e tyre, i cili më pas iu drejtua atyre me fjalë emocionuese.
“Ishte shumë emocionuese të zbritja dhe të shihja një stadium si ky. Spektakolare. Tani ndihem edhe më i relaksuar në fushë”, ka thënë fillimisht Vidal.
A caballo y vestido como un rey: el recibimiento del Monumental para Arturo Vidal, el crack que volvió a Colo-Colo.
?️ @ColoColo pic.twitter.com/CaWW7Sb0Wi
— SportsCenter (@SC_ESPN) February 1, 2024
“Faleminderit nga zemra për kaq shumë dashuri. Shpresoj të jem në gjendje t’ia kthej favorin në çdo ndeshje që luaj”.
“Shpresoj që stadiumi të jetë plot gjatë gjithë vitit si sot dhe nëse mund të ngremë trofeun e dytë të Copa Libertadores, pse jo?”, përfundoi mesfushori.
No saben de ídolos ni amor a la camiseta real. Los toldos acá no juegan. Esto es Arturo Vidal, el mejor de la historia ante Chile, por que Colo-Colo es Chile, los demás… Son de más. TE AMO REY. ARTURO VIDAL pic.twitter.com/65RJIRst0p
— Rodrigo Torres León de la Barra (@rtorres11) February 1, 2024
Vidal është 36 vjeç dhe ka vendosur ta mbyllë karrierën aty ku e nisi, pasi Colo-Colo është klubi i tij i parë, ndërsa në vitet e kaluara ka veshur fanellat e Bayer Leverkusen, Juventus, Bayern Munich, Barcelona, Inter, Flamengo dhe Atletico Paranaense.
Ai bëri 142 paraqitje për kombëtaren e Kilit, duke shënuar 34 gola. /Telegrafi/
La secuencia de un momento que quedará para toda la vida @kingarturo23 👑🚁 pic.twitter.com/NaOi5CVpmQ
— Colo-Colo (@ColoColo) February 2, 2024
Pero sigo siendo el REY 🎶👑 pic.twitter.com/YG5NvikY8s
— Colo-Colo (@ColoColo) February 2, 2024
El King agradeció al hincha colocolino con pelotas y camisetas. ¡Gracias por venir! 🤩 pic.twitter.com/LK3ux4zLsX
— Colo-Colo (@ColoColo) February 2, 2024
Esta es tu gente, Rey. ¡Te queremos @kingarturo23! ❤️ pic.twitter.com/tg3GjGctik
— Colo-Colo (@ColoColo) February 2, 2024