Ky është momenti rrëqethës kur një aeroplan i aviokompanisë indiane Air India detyrohet të bëjë ulje emergjente, pasi njëri prej motorëve iu përfshi nga zjarri derisa në fluturake ishin 179 persona.
Pasagjerët e linjës Bengaluru-Kochi, mbetën të tmerruar, pasi disa pjesë të fluturakes u përfshin nga zjarri disa minuta pasi u ngritën në ajër, transmeton Telegrafi.
Mrekullisht askush nuk është lënduar në këtë incident, ku ishte i alarmuar i tërë ekipi i aeroportit si dhe kulla e trafikut ajror – që urdhëruan pilotin të bëjë ulje emergjente.
Zjarri kishte shpërthyer vetëm 20 minuta pas udhëtimit, kur pasagjerët mbetën të habitur kur panë se nga motori po dilte zjarri.
Videoja amatore shfaq situatën kaotike brenda fluturakes, si dhe zjarrin që dilte nga njëri prej motorëve të aeroplanit. /Telegrafi/