Telegrafi

Një prej golave më të bukur është shënuar nga një amator (Video)

Dave Tarpey, lojtar i Maidenhead United, ka shënuar golin e jetës së tij.

Sulmuesi që luan në kategoritë e ulëta angleze kontrolloi në mënyrë të shkëlqyer pak para zonës.

Ai bëri pastaj një driblim dhe e përfundoi aksionin me një goditje që nuk i la asnjë mundësi portierit kundërshtar.

Një gol i tillë nuk shihet çdo ditë në fushat e futbollit.

https://www.youtube.com/watch?v=4gssZKvGznc