Site icon Telegrafi

Një polic dhe 27 trafikant droge vriten në Brazil

Të paktën 28 persona, përfshirë një oficer policie, kanë vdekur në një shkëmbim zjarri me trafikantët e drogës në Rio de Janeiro.

Të dyshuarit u përpoqën të arratiseshin nëpër çatitë ndërsa policia me automjete të blinduara hyri në lagjen e varfër në Jacarezinho, një qytet në veri të Rio de Janeiros.

Plumbat e gjuajtur gjatë shkëmbimit të zjarrit goditën gjithashtu dy pasagjerë në një tren metroje afër, tha brigada e zjarrfikësve.

Tre policë u goditën dhe njëri vdiq nga plagët e tij, konfirmoi policia, raporton skynews.

Gjithashtu midis të vdekurve ishin drejtuesit e bandës së trafikut të drogës që dominonte jetën në lagjen e varfër. Të paktën 10 të dyshuar janë arrestuar.

Në një deklaratë në faqen e saj në Facebook, Policia e qytetit njoftoi se inspektori i policisë, Andre Leonardo de Mello ishte vrarë “gjatë operacionit për të luftuar krimin e organizuar në komunitetin e Jacarezinho”. /Telegrafi/

https://twitter.com/RedPilledPoland/status/1390837362259906561

Exit mobile version