Një oficer izraelit i sigurisë u qëllua dhe u plagos rëndë pas të shtënave në Tel Aviv të shtunën, thanë policia dhe mjekët.
I dyshuari për sulmin, anëtar i grupit terrorist të Xhihadit Islamik palestinez, u qëllua për vdekje nga forcat e sigurisë, transmeton Telegrafi.
Komisioneri i policisë Kobi Shabtai tha se dy oficerë të sigurisë komunale të Tel Avivit iu afruan një të dyshuari që panë duke ecur në cep të rrugëve Montefiore dhe Nachalat Binyamin, ku dhjetëra restorante, kafene dhe bare janë të mbushura të shtunën në mbrëmje.
A man carried out a terrorist attack with a firearm in the center of #TelAviv.
One person was seriously injured. The terrorist was neutralized. pic.twitter.com/0Blv3nqksd
— NEXTA (@nexta_tv) August 5, 2023
I dyshuari fillimisht refuzoi t’u përgjigjej thirrjeve të tyre dhe ndërsa dyshja zbritën nga motoçikletat e tyre, palestinezi nxori një pistoletë dhe hapi zjarr, duke goditur një nga rojet, sipas zyrtarëve të zbatimit të ligjit.
?? There was an armed attack in Tel Aviv
The shooter is killed. One person is seriously injured. Israeli police investigate the motives of the crime:
? “Suspicious shooting attack in Tel Aviv. One person was injured in the shooting and sent to receive medical care. The shooter… pic.twitter.com/ajscuY9qxw
— Zlatti71 (@djuric_zlatko) August 5, 2023
Oficeri, rreth të 40-ave, u lëndua rëndë pasi u qëllua në kokë.
Oficeri i dytë u përgjigj me zjarr ndaj personit të armatosur. Pamjet treguan momentin kur roja i dytë i sigurisë e ndoqi pas dhe e qëlloi. /Telegrafi/