Site icon Telegrafi

Një pjesë e Vushtrrisë sot mbetet pa ujë deri në orët e pasditës

Fotografi ilustruese

Sot një pjesë e Vushtrrisë do të mbetet pa ujë deri në orët e pasditës.

Kështu ka njoftuar Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica”, shkruan Telegrafi.

Sipas njoftimit, kja ka ndodhur për shkak të shkëputjes se një pjese të gypit jo funksional asbest në qendër të qytetit afër parkut.

Thuhet se në orët e pasditës do të rikthehet furnizimi me ujë.

“Për shkak të shkëputjes se një pjese të gypit jo funksional asbest në qendër të qytetit afër parkut, pa ujë do të mbetet një pjesë e qytetit deri në orët e pasditës kur pritet te kthehet furnizimi me ujë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version