Kompania Kosovare për Distribuimin e Energjisë Elektrike (KEDS) njofton se si pasojë e një defekti të paraqitur në linjën nëntokësore 10 kV-Konvikti në Gjakovë, një pjesë e qendrës së qytetit është pa energji elektrike.
Sipas KEDS-it, ekipet janë në terren për ta sanuar problemin.
“Për shkak se defekti është paraqitur në disa pjesë të linjës nëntokësore, e bën edhe më të komplikuar sanimin në kohë të shpejt. Ekipet tona janë në terren duke punuar pandërprerë, me të gjitha kapacitetet në dispozicion, në mënyrë që të rikthehet furnizimi sa më parë për konsumatorët e afektuar”, njofton KEDS.
KEDS kujton se me rënien e temperaturave, rrjeti është duke u ballafaquar me konsum të lartë të energjisë si pasojë e shfrytëzimit të energjisë elektrike për ngrohje, andaj bëjnë apel që të kursehet energjia dhe të shfrytëzohet pas orës 22:00. /Telegrafi/