KRU ”Hidrodrini” në Pejë ka informuar qytetarët se për shkak të thatësirës së gjatë dhe mungesës së reshjeve atmosferike, furnizimi me ujë në njësinë operative të Deçanit ka kaluar në një situatë të vështirë.
Kjo kompani nëpërmjet rrjetit social Facebook ka njoftuar për vendet të cilat vazhdojnë të mbeten të prekura dhe me furnizim të reduktuar me ujë.
Sipas tyre fshatrat Strellc, Prejlep, Gllogjan dhe Rastavicë janë ndër zonat më të prekura, ku furnizimi me ujë është i reduktuar.
“Pasojë e thatësirave dhe mungesës së gjatë rreshjeve atmosferike edhe në Njësinë Operative të KRU ‘Hidrodrini’ Deçan, po paraqiten mungesa të sasisë në furnizim.
Rënie e theksuar e sasisë po paraqitet tek burimi i Gurrave të Hasan agës. Rezlutat i kësaj situate, përpos reduktimeve të rregullta në nivel të territorit të komunës, mungesë e sasisë për furnizim po theksohet, pos në Strellc, edhe në fshatrat Prejlep, Gllogjan e Rastavicë. Paralelisht kësaj situate që po monitorohet, ekipet operative dhe ato kujdestare të Njësisë Deçan, bashkë edhe inspektorët rajonal, janë gjithnjë në terren në ndjekje, hulumtim dhe penalizim të keqpërdoruesve të ujit të pijes”, kanë shkruar nga KRU “Hidrodrini” në Facebook, transmeton Telegrafi.
KRU “Hidrodrini”, kanë apeluar të gjithë qytetarët që të përdorin ujin në mënyrë të arsyeshme dhe të kursyer.