Telegrafi

Një pilot i vdekur, po kërkohet tjetri – pasi aeroplani luftarak grek u rrëzua në det

Një pilot grek raportohet se ka vdekur pasi një aeroplan luftarak F-4 u rrëzua në detin Jon në brigjet perëndimore të vendit të hënën.

Kështu, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ka bërë të ditur ministria greke e mbrojtjes.

Ndërkohë ekipet e shpëtimit po kërkojnë për pilotin e dytë të aeroplanit, tha ministria.

Aeroplani me dy vende thuhet se ishte duke kryer një stërvitje kur u rrëzua 25 milje detare (46 kilometra) në jug të aeroportit të Andravidës në gadishullin e Peloponezit.

Greqia bleu për herë të parë aeroplanët luftarakë F-4, të prodhuara në SHBA, në vitin 1974. /Telegrafi/