Site icon Telegrafi

Një person në Gjilan tenton ta fotografoj fletën e votimit, shoqërohet në polici

Një person ka tentuar ta fotografoj fletën e votimit brenda kabinës, mirëpo është vërejtur nga vëzhguesit e qendrës.

Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënsi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani i cili tha se sot rreth orës 7:30 policia është njoftuar për një rast ku një person është arrestuar për shkak të parregullsisë që ka shkaktuar gjatë votimit.

“Më datë 09.02.2025 rreth orës 07:35, Policia e Kosovës është njoftuar se brenda një qendre votimi e cila gjendet në Gjilan, nga vëzhguesit e qendrës është vërejtur një votues ku dyshohet se ka fotografuar fletën e votimit derisa ka qenë brenda kabinës së votimit”, tha Hashani.

Hashani thekson se i njëjti është shoqëruar nga hetuesit rajonal në lokalet e NJHP-së ku edhe është intervistuar.

“Konform obligimeve ligjore dhe autorizimeve zyrtare, zyrtarët e PK-së kanë arrestuar të dyshuarin brenda qendrës së votimit dhe i njëjti është shoqëruar nga hetuesit rajonal në lokalet e NJHP-së ku edhe është intervistuar  në prezencën e avokatit mbrojtës”, theksoi Hashani.

Pas intervistimit, rasti po vazhdon të hetohet. “Pas intervisitmit Prokurorit i Shtetit ka urdhëruar që rasti “Cenimi i fshehtësisë së votimit”, neni.215 të procedohet në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet”, përfundon ai. /Telegrafi/

Exit mobile version