Manchester City e ka fituar derbin përball Manchester United me rezultat 4-1 në kuadër të javës së 28-të në Ligën Premier.
Pas vetëm pesë minutash lojë, Citizens kaluan në epërsi me golin e realizuar prej Kevin de Bruynes, me Bernardo Silvan që ishte asistuesi.
Por, Djajtë e Kuq u këndellën shpejtë dhe i barazuan shifrat në minutën e 22-të me një gol nga Jadon Sanchos, gjersa Paul Pogba ishte në rolin e asistuesit.
Kevin de Bruyne goal ⚽
The Belgian pounces on the loose ball after brilliant work from Foden to restore the lead for the citizens 🙌🏽
Manchester City 2-1 Manchester United#MCIMUN https://t.co/WHalUwH4bU
— Birdie (@birdiefootball) March 6, 2022
Por, festa e tyre zgjati vetëm gjashtë minuta, kur sërish në skenë doli De Bruyne (28’), për të rikthyer epëërisnë dhe për të realizuar golin e dytë në këtë takim.
Pjesa e parë përfundoi me këto tre gola të shënuar, ndërsa në të dytën u shënua edhe dy të tjerë, e United ishte disi si i humbur në fushë.
Në minutën e 68-të, De Bruyne ishte sërish i përfshirë, por tani si asistues, duke harkuar nga këndi për Riyad Mahrez, që mposhti David de Gean me një goditje volej.
RIYAD MAHREZ WHAT A GOAL https://t.co/Sn8tIIt0fM
— Jacob Meme 🇦🇷 (@jacobotweets) March 6, 2022
Deri në fund, City nuk u ndal dhe e shënoi edhe të katërtin me anë të Mahrez (90+3), për rezultatin final, 4-1.
Pas javës së 28-të, Manchester City vazhdon të jetë lider me 69 pikë, ndërsa United ka dalë jashtë top katërshes me këtë humbje, që ka 47 sosh, një më pak se Arsenali që pozicionohet në të katërtin. /Telegrafi/