Legjenda e Brazilit, Ronaldo Nazario kritikoi vendimin e arbitrit gjatë ndeshjes së Real Valladolidit në La Liga kundër Sevillas.
Të dielën pasdite, Valladolidi që është buzë rënies në La Liga 2, priti Sevillan në Estadio Jose Zorrilla.
Ndërsa ndeshja ishte ende e barabartë në 0-0, pjesa e parë po shkonte drejt përfundimit, ndodhi një moment jashtëzakonisht i diskutueshëm.
Biggest robbery ever seen in football.
Real Valladolid denied a goal on the stroke of half time because the referee blew his whistle as the ball went in.
Real Valladolid are ONE point above relegation and they went on to lose 0-3!pic.twitter.com/kPnTKYqY36
— Dirty Footballer 👊 (@DirtyFootbaIIer) May 14, 2023
Pas largimit të një goditjeje nga këndi, mbrojtësi i Valladolid, Sergio Escudero mendoi se i kishte dhënë epërsinë e ekipit të tij.
Megjithatë, goli u anulua pasi gjyqtari Miguel Angel Ortiz Arias kishte fryrë tashmë bilbilin për përfundimin e pjesës së parë.
Pamjet e incidentit treguan se bilbili ra kur topi tashmë ishte goditur dhe po shkonte drejt portës.
Ashtu siç pritej, lojtarët dhe stafi i Valladolidit ishin absolutisht të zemëruar me vendimin pasi rrethuan arbitrin duke kërkuar një shpjegim.
¡INADMISIBLE lo ocurrido hoy en Zorrilla! ⁰Hasta ahora habíamos estado callados intentando reivindicar nuestra insatisfacción por medios oficiales, reuniones y peticiones, evitando hacer una exposición pública. ¡Pero basta ya! Esto es fútbol profesional y exigimos explicaciones.…
— Ronaldo Nazário (@Ronaldo) May 14, 2023
Për t’i shtuar dhimbjet e tyre, Sevilla e fitoi ndeshjen 3-0 falë golave të Rafa Mir, Papu Gomez dhe Jesus Corona.
Pas ndeshjes, Ronaldo, i cili është presidenti i Valladolidit, shprehu zemërimin e tij në rrjetet sociale.
“Deri më tani ne kishim heshtur duke u përpjekur të justifikonim pakënaqësinë tonë përmes mjeteve zyrtare, takimeve dhe peticioneve, duke shmangur një ekspozim publik. Por, tashmë është mjaft! Ky është futbolli profesionist dhe ne kërkojmë shpjegime”.
“Gabimet e këtyre përmasave mund të ndryshojnë një sezon të tërë. Por, një gjë le të jetë e qartë: ne do të luftojmë GJITHÇKA dhe TË GJITHË sepse jemi Real Valladolid”.
“Ekipi ynë, tifozët tanë dhe qyteti ynë kanë dhënë gjithçka dhe askush nuk do ta marrë atë nga ne”, thuhet në shkrimin e tij.
Me katër ndeshje për të luajtur, Valladolid aktualisht është në vendin e 17-të, vetëm një pikë përpara zonës së rënies. Katër ndeshjet e tyre të mbetura do të jenë kundër Cadiz, Barcelonës, Almerias dhe Getafes. /Telegrafi/