Ligat profesioniste franceze të futbollit (Ligue 1 dhe Ligue 2) rrezikojnë të zhduket nga ekranet televizive sepse nuk ka marrë asnjë ofertë të vetme zyrtare për të drejtat e transmetimit televiziv.
Zyrtarët kanë konfirmuar se prezenca televizive e dy ligave më të forta të futbollit në Francë është e kërcënuar pasi askush nuk dëshiron të paguajë një tarifë vjetore prej 800 milionë eurosh për të drejtat e transmetimit të ndeshjeve të nivelit të parë dhe të dytë të gara.
Siç diktojnë rregullat, përparësia e blerjes së të drejtave televizive i takon mbajtësit aktual të tyre. Është gjiganti francez televiziv Canal+, i cili nuk ka dashur të bëjë ofertë për ciklin 2024-2029.
🚨 | The LFP's French football TV rights bidding process for the 2024-29 cycle has resulted in no offers being made by broadcasters – full story. https://t.co/xmZKuSmdVG
— Get French Football News (@GFFN) October 17, 2023
Kjo i detyroi drejtuesit e League 1 të nisnin një ofertë të martën pa partnerin e mëparshëm Canal+, por askush nuk u paraqit për një nga pesë paketat që ishin në ofertë.
Meqenëse nuk kishte blerës për çmimin aktual, LFP (Ligue Football profesional) do të duhet të negociojë drejtpërdrejt me të gjitha shërbimet e interesuara televizive, raportoi L’Equipe.
Canal+ ka pasur të drejtën për të transmetuar ndeshjet e Ligue 1 franceze që nga viti 1984, por ka qenë në konflikt me ligën që nga viti 2020 për një marrëveshje të mundshme me kompaninë spanjolle MediaPro.
Pasi dy nga tre yjet më të mëdhenj u larguan nga Ligue 1 (Lionel Messi dhe Neymar) dhe po përmendet gjithnjë e më shumë largimi i Kylian Mbappe te Reali, duket se francezëve do t’u duhet të ulin orekset dhe të pranojnë një ofertë pakrahasueshme më të vogël. /Telegrafi/