Site icon Telegrafi

Një nga ligat më të forta evropiane kërcënohet me katastrofë, askush nuk dëshiron të transmetojë ndeshjet e tyre

Ndërkohë që zgjat pushimi veror dhe disa nga futbollistët janë me pushime nga detyrat e klubit, në futbollin francez mbretëron një kaos i vërtetë, më saktë Ligue 1 atje po kërcënohet nga një fatkeqësi e madhe.

Siç raporton, RMCSport , Ligue 1 ende nuk ka nënshkruar kontratë me asnjë nga televizionet që do të transmetonin ndeshjet elitare të futbollit në Francë sezonin e ardhshëm, gjë që është një problem i madh pasi kontrata me Canal+ ka skaduar.

“Jemi në një moment të vështirë. Negociatat për të drejtat televizive janë gjithmonë delikate dhe ne mund t’i shohim qartë vështirësitë. Situata është jashtëzakonisht e vështirë dhe duhet të zgjidhet në ditët ose javët në vijim për t’i lejuar klubet tona profesionale të kenë të ardhurat e nevojshme nga kjo. Segmenti i tyre duhet të sigurohet”, ka thënë Philippe Diallo, president i Federatës Franceze të Futbollit.

 

Aktualisht, federata franceze po shqyrton mundësinë e lansimit të kanalit të tyre të quajtur League 1, ku për 25 euro do t’u japë mundësinë fansave të ndjekin ndeshje të nivelit elitar të futbollit vendas.

Teksa drejtuesit e futbollit francez po përpiqen të zgjidhin këtë problem dhe të gjejnë blerës për të drejtat televizive për pesë sezonet e ardhshme, klubet po ngrenë zërin dhe po ankohen për situatën e krijuar.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Ligue 1

Auxerre, anëtari i ri i Ligue 1, ende nuk mund të nënshkruajnë asnjë kontratë me asnjë prej futbollistëve pasi nuk mund t’i paguajnë. Arsyeja është pikërisht mungesa e fondeve në buxhet që vijnë nga shitja e të drejtave televizive.

Kujtojmë se PSG ishte kampion i Francës, por largimi i Kylian Mbappe nga radhët e klubit parisien te Real Madrid ka qenë një goditje e rëndë për Ligue 1. /Telegrafi/ 

Exit mobile version