Një “nëndetëse” që mbante pothuajse 800 kg kokainë është kapur nga Marina Kolumbiane.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, anija e gjatë 15 metra, e para që u zbulua këtë vit, u kap në ujërat kolumbiane.
Marina vlerësoi se malli brenda saj ishte me vlerë 27 milionë dollarë dhe tha se “nëndetësja” besohej të ishte në rrugën e saj për në SHBA ose Evropë.
Ndërkohë bëhet e ditur se tre personat që ndodheshin në mjetin lundrues janë arrestuar.
#LoUltimo ?la @armadacolombia realizó interdicción de un semisumergible que transportaba 7️⃣9️⃣5️⃣ kilogramos de
clorhidrato de cocaína en el Pacífico centro.Este sería el primer artefacto ilegal incautado en el año ✅ pic.twitter.com/E63vJmL2DY
— Fuerza Naval del Pacífico (@FNP_ArmadaCol) January 21, 2024
Detaje të mëtejshme për të dyshuarit ende nuk janë bërë të ditura.
Ky lloj i transportit thuhet se është një mënyrë popullore për të transportuar drogë pasi mund të kalojnë kryesisht të pazbuluara dhe mund të zhyten pas dorëzimit.
Ndryshe, Kolumbia është prodhuesi më i madh në botë i kokainës.
Në vitin 2023, Marina Kolumbiane kapi 30 ton drogë dhe më shumë se pesë ton marihuanë. /Telegrafi/