Një në dhjetë njerëz do ta kontrollonin celularin gjatë seksit, tregon një studim i ri nga Universiteti i Virginia dhe ai i British Columbia.
Kjo padyshim që është një gjë e tmerrshme për ta bërë gjatë seksit, transmeton Telegrafi.
Hulumtimi ishte fokusuar në atë se si celularët e mençur po ndikojnë në përqendrimin tonë, dhe kanë përfshirë një eksperiment dyjavor me 221 studentë.
Për javën e parë, studentëve iu ishte kërkuar t’i ngritin zërin celularëve të tyre.
Për javën e dytë, studentët ishin pyetur t’i ndalnin celularët dhe t’i mbanin larg syve.
Çdo fundjave, studentëve iu ishte kërkuar të mbushin pyetësorë që e masin nivelin e tyre të pavëmendjes dhe shpërqendrimit. Dhe, siç dihet, java e dytë kishte pasur nivele shumë më të larta të pavëmendjes dhe hiperaktivitetit.
Kjo do të thotë se celularët tanë janë duke na shpërqendruar nga gjithçka.
Veç kësaj, 95% e përdoruesve të celularëve të mençur i kontrollojnë celularët gjatë kohës kur janë me shoqëri, ndërsa 70% i përdorin gjatë kohës që janë në punë.
Mirëpo, më e keqja e kësaj është se një në dhjetë njerëz kanë deklaruar se i kontrollojnë celularët gjatë seksit, qoftë për të lexuar ndonjë mesazh apo për t’iu përgjigjur ndonjë thirrjeje.
Duhet pasur parasysh që nuk ka ndonjë njoftim nga Instagram, e që është më i kënaqshëm sesa një orgazëm e vërtetë. /Telegrafi/