Site icon Telegrafi

Një ndër skenat e rralla të Euro 2020 të festimit me tifozë – Ukraina e bën atë të duket magjike

Ukraina e eliminoi Suedinë nga 1/8 e finales së Euro 2020 me rezultat 2-1.

Koha e rregullt përfundoi 1-1, duke bërë që takimi të shkonte në vazhdime.

Ukrainasit ishin të parët që kaluan në epërsi, duke shënuar me anë të Oleksandr Zinchenko në minutën e 27-të, që u asistua nga Yarmalenko.

Lexo po ashtu Ukraina në çerekfinale, mposht Suedinë pas 120 minutash

Por, suedezët i barazuan shifrat në 1-1 me anë të Emil Forsberg, e portieri Georgi Buschan nuk pati çfarë të bënte aty.

Në vazhdime, Ukraina ishte më kërkuese dhe arriti të rikthente epërsinë me anë të Artem Dovbyk, e Zinchenko ishte në rolin e asistuesit.

Pas përfundimit të takimit, për mbështetjen e madhe të tifozëve, lojtarët ukrainas shkuan të festonin me ta dhe t’i falënderonin me një koreografi që është e parë, por e performuar për mrekulli nga triumfuesit e mbrëmjes së të martës. /Telegrafi/

Exit mobile version