Site icon Telegrafi

Një ndër rrugët më të frekuentura në Fushë Kosovë në përfundim të asfaltimit

Një ndër rrugët më të rëndësishme dhe më të frekuentuara në Fushë Kosovë, “Hajrullah Zymi”, ka nisur procesin e asfaltimit.

Kjo është një ndër ndërhyrjet më të rëndësishme për përmirësimin e infrastrukturës në këtë zonë, transmeton Telegrafi.

Punimet kanë nisur para disa javësh dhe pritet të përfundojnë brenda pak ditësh, asfaltimi do të përfshijë një gjatësi prej 500 metrash.

Telegrafi ka sjellë disa fotografi nga vendi i punimeve./Telegrafi/

Exit mobile version