Site icon Telegrafi

Një narrativë me prapavijë të rrezikshme: Pse Dodik i quan boshnjakët, myslimanë?

Ai bëri të njëjtën gjë në konferencën e fundit për shtyp, ku foli për konfliktin midis “myslimanëve dhe kroatëve” në Federatën e Bosnjë dhe Hercegovinës, por shpesh e ka bërë këtë për muaj të tërë.

“Vetëm të konvertuarit funksionojnë ashtu siç veprojnë myslimanët”; “Do të ishte mirë që myslimanët të kenë shtetin e tyre”, “Ideja është e rëndësishme për shkak të myslimanëve ekstremë si Denis Zvizdiq”, “Myslimanëve nuk do t’u mungojë asnjë fije floku”, “një zonjë që prezantohet si përfaqësuese e popullit serb, dhe ishte ose është akoma e martuar me një mysliman,…”.

Këta janë vetëm disa nga shembujt e shumtë që anëtari serb i Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Milorad Dodik, ka përdorur në këtë kontekst, por, padyshim, me një qëllim shumë të qartë dhe të rrezikshëm, shkruan radiosarajevo.ba, përcjell Telegrafi.

Edhe pse një përdorim i tillë është theksuar kohët e fundit, Dodik, i cili, natyrisht, nuk është i panjohur me historinë e Bosnjës dhe boshnjakëve, tha në vitin 2008 se “RS nuk pranon të gjykohet nga gjyqtarët myslimanë” – dhe jo vetëm kaq.

Dhe nëse ky apostrofim agresiv i myslimanëve boshnjakë ndodhi edhe në fjalimin e fundit të Dodik në Samitin Demografik në Budapest, shkruan mediumi në fjalë.

“Ne jemi të krishterë dhe kjo është përvoja ime. Dhe nga përvoja mund të them se myslimanët nuk i braktisin vlerat e tyre. Unë nuk bëj thirrje për urrejtje. Unë nuk bëj thirrje për refuzim, por dua të tërheq vëmendjen për faktin se kjo është vlera jonë më e rëndësishme. Unë thjesht bëj thirrje për të mbrojtur Evropën, të gjithë Evropën, jo vetëm BE-në, e cila është shumë e vështirë të besohet se do të mbrohet, ne kemi vazhduar me politika të tilla, sepse e ardhmja e Evropës nuk është vetëm ekonomia dhe stabiliteti energjetik, e ardhmja e Evropës është gjithashtu stabiliteti demografik…”, citohet të ketë thënë Dodik në Budapest.

Në këtë drejtim, publicisti, studiuesi, bashkëpunëtori i lartë dhe ekspert në Institutin për Traditën Islame të Boshnjakëve, Dr. Hikmet Karçiq thekson se “përdorimi i qëllimshëm i termit ‘mysliman’, është që ‘i gjithë trupi boshnjak të reduktohet në një grup fetar’”.

“Kjo është bërë me qëllim për t’i privuar boshnjakët nga subjektiviteti kombëtar. Duke përdorur termin ‘mysliman’, ata po përpiqen gjithashtu të luajnë me frikën e shoqërive perëndimore”, ka vlerësuar Karçiq për Radiosarajevo.ba.

Sigurisht, vlerëson ndër tjerash mediumi boshnjak, një rrëfim i tillë bëhet një mjet politik në një moment. /Telegrafi/

Exit mobile version