Telegrafi

Një mrekulli nga Latifi i jep fitoren Skënderbeut (Video)

Ish-kampioni i Shqipërisë, Skënderbeu nga Korça ka fituar lehtësisht ndaj skuadrës Sant Julia.

Edhe para fillimit të ndeshjes korçarët ishin favoritë për të triumfuar.

Megjithatë pjesa e parë u mbyllë ashtu siç filloi me rezultat të barabartë 0-0.

Sulmuesi malazez Goran Vujovic ishte i pafat pasi në dy rastet më të mira në pjesën e parë goditi shtyllën në minutat 20 dhe 38-të.

Me të filluar pjesa e dytë, Skënderbeu fitoi një penallti pasi mbrojtësi Zugic luajti me dorë në zonë.

Talenti i madh Liridon Latifi mori përgjegjësinë për ta ekzekutuar 11 metërshin por dështoi përballë portierit mysafirë.

Pas 69 minutave lojë, Liridon Latifi arriti ta zhbllokojë rezultatin duke shënuar një gol fantastik nga gjuajtja e lirë për 1-0.

Edhe pse rezultati ishte minimal, Skënderbeu llogaritet si favorit për të kaluar në turin e dytë në Ligën e Evropës. /Telegrafi/