Telegrafi

Një motor kërkimi enkas për filma

Më saktë, bëhet fjalë për CanIstream.it, faqe kjo e cila ju mundëson të kontrolloni nëse filmat tuaj të preferuar janë në dispozicion për huazim ose blerje, ndërsa kjo mund të bëhet me një klikim të vetëm.

CanIstream.it kontrollon bibliotekat e Netflix, Amazon, iTunes apo Hulu për tu mundësuar juve të bëni zgjedhjen e filmit, dhe pastaj ju drejton me faqet e duhura, ku gjendet përmbajtja të cilën ju po e kërkoni.

Nëse në faqen e internetit CanIstream.it, ju nuk mund ta gjeni filmin të cilin po e kërkoni, atëherë ju mund të njoftoheni për kohën e arritjes së këtij filmi, përmes një sistemi njoftimesh me email. / Telegrafi /