Poezi nga: Dinos Christianopoulos
Përktheu: Vasil Çuklla
Ju, që e gjetët njeriun tuaj
dhe e kini një dorë, që t’ ju shtrëngojë butësish …
një krah, ku mund të mbështesni pikëllimin
një trup, që mundet t’ju fshehë eksitimin …
u skuqët vallë nga lumturia, si gjithë të lumturuarit
qoftë vetëm njëherë, rastësisht?! …
Menduat të mbani, vetëm një minutë heshtje …
për gjithë, të dëshpëruarit?!