Telegrafi

Një minë ruse i vrau vëllain në luftë, shtatë ditë më vonë Riznyk luajti në Ligën e Kampionëve me Shakhtar Donetsk

Portieri i Shakhtar Donetsk, Dmytro Riznyk ka luajtur ndaj Portos në Ligën e Kampionëve, vetëm disa ditë pasi humbi vëllain nga luftimet në Ukrainë, por numri një ukrainas donte të dilte në fushë për të kujtuar pikërisht vëllain Serhiin.

Teksa në Itali po festohet goli i pabesueshëm i Ivan Provedel të Lazios ndaj Atletico Madridit në Ukrainë është në qendër të vëmendjes një tjetër portier: Dmytro Riznyk.

Portieri i Shakhtar Donetsk nuk pati të njëjtin fat si kolegu i tij në ekipin Biancoceleste, pasi pësoi tre gola ndaj Portos që fitoi 1-3.

Megjithatë, prania e tij në fushën e Hamburgut kishte një kuptim të rëndësishëm, sepse disa ditë më parë Riznyk mori një lajm tragjik: vëllai i tij Serhii kishte vdekur në luftën në Ukrainë vetëm në moshën 34-vjeçare.

Serhiy Riznyk ishte në vijën e parë të rezistencës ukrainase kur një minë shpërtheu në një distancë të shkurtër, duke i shkaktuar atij lëndime fatale.

I shqetësuar nga zia, Dmytro (i lindur në 1999) kishte humbur ndeshjen kampionale të fituar 1-0 kundër Obolon të Kievit, por të martën zgjodhi të luante ndeshjen e Ligës së Kampionëve për të harruar dhimbjen e humbjes së vëllaut.

“Më dhemb të di që nuk je më këtu. Ti ishe shkëmbi im, por do të jesh me mua përgjithmonë”, ka shkruar portieri i Shakhtarit në një postim prekës në rrjetet sociale. /Telegrafi/