Site icon Telegrafi

Një milion e 814 mijë persona do të kenë të drejtën e votës në Maqedoni

Mbi 1 milion e 814 mijë persona kanë të drejtën e votës më 15 korrik. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve mbylli listën zgjedhore në të cilën janë të përfshirë edhe personat të cilët do të mbushin 18 vjet deri në ditën e zgjedhjeve.

Më shumë votues ka në Kumanovë, mbi 93 mijë, kurse më pak në Komunën Konçe.

Në 90 vendvotime nuk do të votohet për shkak se nuk është përmbushur kushti prej të paktën 10 votuesish. Votuesit nga këto vendvotime do të shpërndahen në vendvotime të tjera.

Exit mobile version