Telegrafi

NJË MENDIM NATE

Poezi nga: William Wordsworth
Përktheu: Irena Dono

Pa shihni! Aty ku hëna në qiellin e paanë,
lundron me fatin e saj të lumtur,
Shpesh ajo fshihet nga syri i lodhur
ose zbehtë shihet.
Por kur retë treten pastaj,
çe ndritshme pamje e saj!

Shumë të ndryshëm ne – një racë idhnake;
Me mijëra të pasur për hir të fatit
që me zymtinë e mësuar të hapit
rrugën e tyre ndjekin.
Mosmirënjohës që një fytyrë pa buzëqeshje mbajnë,
gjatë gjithë vitit.

Po të kishim një gjendje shpirtërore, do të bëja
që shpirti im të venitej për shkak të trishtimit,
nga përfytyrimi që pason zgjimin tënd
anije e ndritshme e parajsës;
Një shtysë të kundërt lermë të marr
dhe të jem i falur.