Ëndrra e një lojtarit për t’u transferuar tek Manchester Unitedi nuk u realizua, pasi ai dështoi në dy raste të ndryshme gjatë testeve mjekësore.
Në janar, Unitedi po synonte transferimin e një portieri të tretë pas largimit të Nathan Bishop në drejtim të Sunderlandit.
Andre Onana u bë numri një i portës së Unitedit menjëherë pas blerjes së tij verën e kaluar, me Altay Bayindir që erdhi si opsion i dytë nga Fenerbahce.
Por, në mes të sezonit, ‘Djajtë e Kuq’ deshën edhe një portier tjetër dhe kërkuan transferimin e 23-vjeçarit Toby Savin.
United, Newcastle dhe Tottenhami që të tria ishin duke e monitoruar situatën e Savin gjatë tri viteve të fundit.
‘Djajtë e Kuq’ kishin bërë gjithçka gati për transferimin e tij, sidoqoftë, sipas Daily Mail, Savin dështoi në testet mjekësore dhe transferimi nuk ndodhi.
Ai po vuante nga një lëndim në kraharor që ia kishte limituar minutat e lojës në sezonin 2023/2024.
Një përpjekje e dytë u bë gjatë kësaj vere, por sërish Savin nuk ishte në gjendje t’i kalojë testet e nevojshme mjekësore dhe kështu mbeti në harresë.
Si do që të jetë, Savin në fund e gjeti një ekip të ri, pasi nënshkroi kontratë dy vjeçare me Shrewsbury Town në League One./Telegrafi/