Një lojtar i Istanbul Basaksehirit citohet të ketë thënë lojtarëve të Paris Saint-Germainit se presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i ka urdhëruar që të mos kthehen në fushë.
Gazetari i Sky Sport Italia, Alessandro Alciato, ka thënë (transmeton Football Italia) se ndeshja e të martës ndërmjet skuadrës turke dhe asaj franceze nuk vazhdoi për shkak të kërkesës së presidentit.
Sipas këtij raportimi, një lojtar i Basaksehirit (identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur) iu ishte afruar futbollistëve të PSG-së duke i njoftuar për urdhrin e pretenduar Erdoganit përmes telefonit.
Un giocatore del Basaksehir è andato dai calciatori del Psg e ha detto: Erdogan ci ha ordinato di non rientrare in campo. La partita, dopo la sospensione per la frase razzista del quarto uomo, non è ripresa per quello. Riprende oggi alle 18.55. #UCL #PSGIBFK
— Alessandro Alciato (@AAlciato) December 9, 2020
Arsyeja e bojkotit të ndeshjes ishte për faktin se gjyqtari i katërt, Sebastian Coltescu, e kishte quajtur asistent-trajnerin e Basaksehirit, Pierre Webo: “Ky zezak”.
Takimi do të rifillojë sot (e mërkurë) nga ora 18:55 dhe do të zhvillohet nga minuta e 13-të kur edhe ishte ndërprerë.
Asistent-trajneri i Basaksehirit e kishte akuzuar gjyqtarin e katërt për racizëm, ndërsa ishte ndëshkuar me karton të kuq.
Në ndërkohë ka reaguar sulmuesi i skuadrës nga Stambolli, Demba Ba, për mënyrën e qasjes së gjyqtarit, derisa sipas BBC, xhirimet kanë treguar se mbrojtësi i PSG-së, Presnel Kimpembe, nuk kishte besuar se loja nuk po vazhdonte.
Në anën tjetër, UEFA ka lëshuar një deklaratë duke thënë se “pas bisedës me dy klubet kishte vendosur që pjesa e mbetur e ndeshjes të zhvillohej sot (e mërkurë) me një ekip të ri të gjyqtarëve. Njëherësh, është nisur një hetim për incidentin. /Telegrafi/