Poezi nga: Xu Lizhi
Përktheu: Faslli Haliti
Pleqtë e vendit thonë
se i ngjaj gjyshit tim kur ishte i ri
mua s’më dukej, por me gjurmë dëgjomëni
për këtë jam i bindur
Pothuajse rridhnim nga e njëjta mitër
gjyshi im dhe unë kam të përbashkët
shprehjen e fytyrës, temperamentin, pasionet
pleqtë e quajtën atë “kallam bambuje”
kurse mua “varëse rrobash”
Ai i maskonte shpesh mendimet e tij
Kurse unë shpesh jam deri servil
Atij pëlqente të mendonte
Unë besoj te parandjenjat
Në vjeshtën e vitit 1943
demonët japonezë na pushtuan
dhe atë e dogjën të gjallë
Ai ishte 23 vjeç,
Këtë vit
Edhe unë jam 23 vjeç
P.S. Xu Lizhi (1990-2014) ishte poet kinez dhe punëtor fabrike. Punoi në Foxconn (ku prodhoheshin ndër të tjera produktet e kompanisë Apple) dhe tërhoqi vëmendjen e publikut pas vetëvrasjes, kur miqtë botuan përmbledhjen e tij me poezi të cilat tashmë janë përkthyer në gjuhë të ndryshme të botës.