Të jesh praktike, ndonjëherë përfshin edhe veshjen e disa elementëve për të satën herë, por për fatin tonë të keq, ato mund të flasin! Në fakt, është e pakëndshme që, disa veshje si kanotieret apo të brendshmet t’i veshim gjatë pa i larë; kjo është e qartë
Mes tyre, na besoni se edhe sytjenet kanë nevojë për një kujdes të veçantë kur vjen fjala tek higjiena. Shumë më të veçantë nga ç’mund të mendoni!
Sipas studiuesve nuk është e shëndetshme që të njëjtat sytjene të mbahen më shumë se 5 herë radhazi. Pra, duhet t’i lani ato të paktën 1 herë në javë. Kjo këshillë duhet të merret seriozisht, pasi moslarja e tyre sjell pasoja të pakëndshme.
1. Së pari dhe e natyrshme: Në sytjenet tuaja do të zënë vend mikrobet
Baktere, yndyrë, papastërti, mikroorganizma… këto janë vetëm maja e ajsbergut, mes gjithë atyre që mund të grumbullohen në sytjenet tuaja. Sa më shumë t’i mbani ato pa i larë, aq më shumë do të shumohen këto mikroorganizma. Sipas ekspertëve këto nuk përbëjnë rrezik nëse vihen në kontakt me lëkurën, por nëse janë të gjitha së bashku në një vend, mund të shndërrohen në kërcënim.
2. Sytjenet do të nisin të mbajnë erë, e cila do të përhapet edhe tek rrobat
Siç e dimë që kur kemi hapur sytë në jetë, nëse nuk i lan veshjet ato marrin erëra të papëlqyeshme. Edhe sytjenet nuk përjashtohen prej tyre. Në ndryshim nga bluzat apo fundet, sytjenet janë në puthitura me lëkurën, çka mund të çojë në erëra akoma më të rënda, të cilat mund të përhapen edhe tek rrobat tuaja.
3. Ato mund të njollosen nga djersa
Deordoranti na ndihmon- por shenjat që lë tek të brendshmet nuk janë të mirëpritura. Shpesh hasim njolla të verdha në sytjenet tona që krijohen pikërisht prej tij. Ato janë një rezultat i bashkimit të deodorantit me papastërtinë dhe yndyrat, çka çngjyros copën e sytjenave dhe lë një shenjë që nuk do të mund ta hiqni.
4. Mund t’u krijohen puçrra
Irritimi i lëkurës mund t’ju ndodhë sidomos nëse stërviteni me sytjene sportive, pasi djersitni më shumë. Këto lloj veshjesh janë të puthitura pas trupit dhe përgjithësisht përmbajnë materiale sintetike elastike, të cilat fërkohen pas trupit më lehtësisht se në llojet e tjera. Kjo nuk nënkupton se me sytjenet e zakonshme kjo nuk ndodh. Nëse shihni se ju janë krijuar puçrra rreth gjoksit ose pranë sqetullës, filloni të kujdeseni më shumë për higjienën e sytjenave tuaja.
5. Mund t’ju krijohet një infeksion
Ndonjëherë sepse nuk janë në masën tonë apo, sepse nuk janë larë ashtu siç duhet, rrobat renditen ndër shkaktuesit kryesorë të irritimeve apo infeksioneve të lëkurës. Sipas ekspertëve është fare e thjeshtë që bakteret apo myku të mblidhen rreth gjoksit, duke qenë një pjesë më e butë. Këto baktere mund të shkaktojnë skuqje dhe ashpërsim të lëkurës, por edhe infeksion. Në këtë rast, duhet të vizitoheni tek një mjek specialist, pasi mund të çojë në ndërlikime më të rënda.
6. Mund t’u kruhen thithkat
Nuk ka gjë më të sikletshme se kruarja e thithkave! Dhe ndër shkaktarët kryesorë të këtij problem janë pikërisht sytjenet që nuk lahen aq sa duhen. Është pjesa më delikate e gjoksit, ndaj mund të kthehet lehtësisht në një rrezik, pasi nuk i ka anti-bakteriet e duhura për t’u mbrojtur. Kështu, ndani mendjen; vëreni orën në zile kur të jetë dita e larjes së tyre, të paktën 1 herë në javë!
Burimet: Anabel, Bustle